Netanyahu: Irani po shkel detyrimet e tij dhe po armatoset me armë bërthamore
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi këtë të shtunë se veprimet e Iranit treguan se vendi po “shkel detyrimet e tij” ndaj komunitetit ndërkombëtar, pasi Teherani ndaloi inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) të hyjnë në vend.
Netanyahu tha gjithashtu se “Irani synon të armatoset me armë bërthamore”, dhe shtoi se Izraeli “do të bëjë gjithçka që është e nevojshme” për t’u mbrojtur nga kjo, raporton Reuters.
IAEA tha më herët sot se Irani e kishte informuar atë për vendimin e tij për të mos lejuar inspektorët më me përvojë të IAEA-s hyrjen në objektet e tij bërthamore.
“E dënoj fuqishëm këtë vendim të paprecedentë, disproporcional dhe të njëanshëm. Ai përfaqëson një goditje të panevojshme për marrëdhëniet tashmë të tendosura midis IAEA dhe Iranit,” – tha shefi i IAEA Rafael Grossi.
Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit njoftoi se vendimi për të ndaluar monitorimin e programit ishte një përgjigje ndaj “një përpjekjeje të SHBA-së dhe tre vendeve evropiane për të keqpërdorur IAEA për qëllimet e tyre politike”.
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu propozon ndërtimin e një kablloje optike në të gjithë Mesdheun
Vazhdojnë protestat në Izrael, qytetarët kundër Netanyahut: Po na çon në diktaturë