Neurokirurgu tregon si ia doli 40-vjeçari të ecë pas 10 vitesh i paralizuar

0
Shpërndaje lajmin

Shef i shërbimit të neurokirurgjisë, Artur Xhumari, komentoi rastin e 40-vjeçarit nga Holanda, i cili arriti të ecë pas 10 vitesh i paralizuar si pasojë e një aksidenti automobilistik.
I ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, ai theksoi se me anë të inteligjencës artificiale merren valët e trurit përpunohen e më pas sinjalet shkojnë te këmbët duke bërë që këto të fundit të lëvizin.
Sipas tij një mënyrë e tillë nuk ishte më parë.
“Hapi i parë ishte ti jepej komanda palcës, por në atë kohë ishte thjesht nga kompjuteri. Ky implant përkthen sinjalet elektrike që jep kompjuteri në  sinjale elektrike për të lëvizur muskujt e këmbëve. Hapi i dytë është që merren valët e trurit, përpunohen me inteligjencën artificiale dhe  janë sinjale që vijnë nga vetë truri që sërish ky implanti në palcë i përkthen në sinjale për të lëvizur”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU: 

Mjeku: Çipi në tru nuk të shpëton nga sëmundjet por mban të dhënat e tua
Tokofobia, 62% e grave kanë frikë nga lindja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *