Nevil Dede e nis skandal debutimin me Tiranën, klasikja dramatike përfundon me fitoren e Vllaznisë, paqe në 2 ndeshjet e tjera

Share

Përfundojnë ndeshjet e javës së tretë të Kategorisë Superiore. Edhe pse largoi Emanuel Egbo dhe emëroi Nevil Deden në stol, Tirana nuk e ka nisur mire. Bardheblutë janë mundur me rezultatin 3-2 nga Vllaznia në “Loro Boriçi”.

Shkodranët gjetën rrjetën në minutën e 26 me Markun. Ky i fundit ktheu në gol një penallti të akorduar nga kryesori Jorgji. Vangjeli gaboi duke ndërhyrë gabimisht ndaj Da Silvës. Kampionët e Shaqipërisë barazuan në minutën e 50 me Muçin, por shkodranët reagun menjëherë duke kaluar në avantazh me anë Markun. Ky i fundit lëshoi një goditje të fortë nga jashtë zone dhe e pushoi topin në rrjetë.

Tirana u hodh menjëherë në kundërsulm dhe barazoi rezultatin në minutën e 63. Sasraku ka shfrytëzuar maksimalisht një dalje të gabuar të Zogoviç dhe dërgoi topin në rrjetë. Ai goditi me kokë duke nxjerrë blof portierin e kuqebluve.

Kur mendohej se ndeshja do të përfundonte në barazim 2-2, Vllaznia gjeti golin e fitores me Dungën në minutën e 97.

Dy ndeshjet e tjera; Teuta-Kukësi dhe Partizani-Laçi përfunduan me rrjeta të paprekura 0-0.

The post Nevil Dede e nis skandal debutimin me Tiranën, klasikja dramatike përfundon me fitoren e Vllaznisë, paqe në 2 ndeshjet e tjera appeared first on Media .


Share

Komente