November 30, 2021

Newscastle nuk di të ndalet, synon mesfushorin e Juventusit

Shpërndaje lajmin

Adrien Rabiot është dëshira e radhës e klubit më të pasur anglez. Newscastle United nuk di të ndalet dhe kësaj here është pikërisht mesfushori i Juventusit dëshira e tyre.

Mesfushori francez ka zhvilluar me “bardh e zinjtë” 95 ndeshje që nga viti 2017 kur u transferua në Torino nga skuadra e PSG-së. Nga trajneri Missimiliano Allegri nuk shikohet si një lojtar i pazëvendësueshëm, dhe një largim i tij nuk prish aspak planet e teknikut.

Drejtuesit e Juventusit kërkojnë për 26-vjeçarin 13 milion paund, që lojtari të jetë i lirë. Një shifër e tillë nuk duket problem për sheikët e Newscastles që janë gati të nisin bisedimet zyrtare mes klubeve për mesfushorin Raboit. /f.a/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *