Neymar fluturon në Arabinë Saudite, marrëveshje me Al Hilal

0
Shpërndaje lajmin

Një tjetër yll do të fluturojë në Arabinë Saudite. Pasi u informua nga Paris Saint-Germain se nuk do të ishte më pjesë e planeve për sezonin që sapo ka nisur, Neymar ka pasur kontakte me Al Hilalin dhe orët e fundit ka arritur një marrëveshje përfundimtare, shkruan L’Equipe.
Gazeta franceze raporton se marrëveshja është gjetur në bazë të një kontrate dy vjeçare me vlerë 80 milionë euro në sezon. Prandaj, klubi saudit do të paguajë 160 milionë euro nga tani deri më 30 qershor 2025 për të siguruar talentin brazilian. /G.D /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *