October 14, 2021

Nga 1 korriku, zero tarifa roaming në Ballkanin Perëndimor, festë në Maqedoni

Shpërndaje lajmin

Që nga 1 korrik 2021 i gjithë Ballkani Perëndimor do të jetë një zonë e lirë roaming. Kostot roaming midis Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të jenë zero.

Për të shënuar këtë datë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), me mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, po organizon “All-Western Balkans Jam”,  një koncert me grupe dhe DJ nga i gjithë rajoni, në 1 korrik 2021, duke filluar nga ora 19.00 në Plazhin Oteshevo (Liqeni i Prespës, Maqedonia e Veriut), raporton Alsat, përcjell Albinfo.ch.

Transmetimin e drejtpërdrejtë të këtij koncerti mund ta ndiqni edhe në Youtube.

Vendimi për heqjen e tarifave roaming për Ballkanin Perëndimor që erdhi si rezultat i negociatave gati njëvjeçare, të lehtësuara nga RCC dhe Bashkimi Evropian, pas së cilës përfaqësuesit e të gjitha qeverive të BB6 nënshkruan një marrëveshje në prill 2019, duke rënë dakord që së pari të ulnin gradualisht çmimet e roaming dhe t’i zeronin që nga 1 korriku 2021.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *