Nga 1 qershori: Tarracat e Gjenevës duhet të mbyllen në mesnatë

Shpërndaje lajmin

Tarracat e Gjenevës do të duhet të mbyllen deri në mesnatë gjatë javës nga 1 qershori, në një përpjekje për të ulur ndotjen akustike.
Qyteti thotë se të gjithë do të duhet të jenë brenda pas asaj kohe.
Në qytet ka 1500 tarraca, të cilat janë në tokë publike, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Ata do të mund të qëndrojnë të hapur deri në orën 2 të mëngjesit të premten dhe të shtunën në mbrëmje.
Një studim kantonal tregon se gjithnjë e më shumë njerëz po vuajnë nga ndotja akustike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.