Nga 1 tetori, paga minimale 34 mijë lekë, rriten edhe pensionet

0
Shpërndaje lajmin

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë vendimin për rritjen e pagës minimale në 34 mijë lekë dhe rritjen e pensioneve me 6%.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj e cila theksoi se vendimi do të hyjë në fuqi nga 1 tetori.
“Me këtë indeksim të dytë ne e çojmë rritjen e pensioneve për citin 2022 në nivelin 9.5 %. Nga ky vendim përfitojnë të gjithë kategoritë e pensionistëve, pra rreth 678 mijë pensionistë të cilët nga pensioni që do të marrin nga muaji tetor do të kenë një rritje të pensioneve të tyre në nivelin 9.5 %.
Morën edhe një vendim për sa i përket rritjes së pagës minimale në shkallë vendi. Me këtë vendim paga minimale do të hyjë në fuqi 34 mijë lekë dhe ky është një endim i cili prek një numër të madh të punësuarish. Janë mbi 200 mijë të punësuar që përfitojnë”, deklaroi ministrja.

LEXONI GJITHASHTU

Ministrja Ibrahimaj tregon se deri kur do të funksionojë Bordi i Transparencës
Çmimet në Shqipëri u rritën përpara se të niste lufta në Ukrainë, thotë Tabaku
Belinda Balluku: Si doli formula e çmimit të energjisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *