Nga e enjtja Serbia heq PCR testin për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Share

nga e enjtja serbia heq pcr testin per qytetaret e republikes se maqedonise se veriut

Nga e enjtja Serbia heq testin PCR për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Ky vendim i Serbisë vjen pas bisedës telefonike të realizuar sot mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryeministres së Serbisë. Bërnabiq ka informuar kryeministrin Zaev se nga 14 janari, Serbia do ta heq testin PCR, me çka sërish do të sigurohet reciprocitet dhe lëvizje pa pengesa mes qytetarëve të të dyja vendeve. Ndërkohë edhe Ministria e Shëndetësisë në Podgoricë ka njoftuar se është marrë vendim që të lejohet hyrja në Mal të Zi për shtetasit e huaj pa pasur nevojë për test PCR negative. Deri më tani, shtetasit e Maqedonisë kanë mundur të udhëtojnë pa test PCR vetëm në Shqipëri dhe Kosovë. Bullgaria vazhdon të kërkojnë test të detyrueshëm për Covid-19, ndërsa Greqia vazhdon të mbaj kufijtë e mbyllur për Maqedoninë e Veriut. Që nga 28 dhjetori, Turqia gjithashtu kërkon test PCR, jo më të vjetër se 72 orë, në përjashtim të rasteve për kalim transit.


Share

Komente