January 17, 2022

Nga nëntori në Maqedoni do të kërkohet doza e dytë për hyrje në kafene

Shpërndaje lajmin

Për të hyrë në kafene në Maqedoninë e Veriut nga nëntori do të kërkohet doza e dytë e vaksinës. Vendimi është marrë sot në mbledhjen  e qeverisë, ku janë miratuar masa të reja të cilat vijnë me propozim të Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

Nga Qeveria njoftojnë se lejohet organizimi dhe mbajtja e seminareve, trajnimeve, kurseve, mbledhjeve, punëtorive konferencave në pjesën e mbyllur me 50% të kapacitetit të hapësirës.

Po ashtu lejohet edhe puna e bareve dhe klubeve të natës, diskotekave si dhe objektet hotelerike që janë të regjistruara për festa (festa, dasma, ditëlindje etj), në pjesën e mbyllur me 50% të kapacitetit të hapësirës.

“Deri më 14 nëntor 2021 nevojitet vërtetim për vaksinim nga koronavirusi me të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa nga 15 nëntori do të kërkohet doza e dytë e vaksinimit ose certifikatë se je infektuar në 45 ditët e fundit”, thonë nga Qeveria.

Në pajtim më këto vendi, Qeveria solli vendim për ndryshimin dhe plotësimit e Vendimit për rekomandime parandaluese, protokolle, plane dhe algoritme për veprim për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga koronavirusi.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *