Disa pamje mahnitëse janë realizuar nga astronautët e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, ndërsa fluturonin mbi të gjithë globin, mbi 200 milje lart, dhe të gjitha janë vlerësuar nga Nasa si imazhet më të mira të Tokës për vitin 2020 .
Fotografitë tregojnë disa nga vendet më të bukura të planetit , Parisin gjatë natës, ishujt Karaibe dhe Liqenet e Mëdha të Amerikës së Veriut. Dhe ato zbulojnë shkallën e madhe të kushteve dramatike atmosferike retë që vërtiten mbi Sahara dhe stuhitë e pluhurit që shpërthejnë mbi Amerikën e Jugut dhe Mesdheun.
Gjithashtu do të gjeni një shkrepje të një prej ishujve më të largët të botës, i cili ndodhet në zbrazëtinë e madhe të jugut të Oqeanit Indian.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al