April 15, 2021

Nga sot do të fillojë testimi edhe për fëmijët në Zvicër

Shpërndaje lajmin

Duke filluar nga sot, kriteret e provës për fëmijët simptomatikë nga 6 vjeç do të jenë të njëjtat me të rriturit, transmeton albinfo.ch.

Kjo do të thotë që në rast kollitje, dhimbje fyti, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi, ethe, dhimbje muskulore dhe dhimbje koke, fëmijët e vegjël do të testohen sistematikisht për koronavirus. Deri më tani, vetëm fëmijët 12 vjeç e lart janë testuar duke përdorur të njëjtat kritere si të rriturit.

Autoritetet shëndetësore thanë se testimi i fëmijëve në atë grupmoshë do të ndihmojë në gjurmimin e qarkullimit të virusit në popullatë dhe të bëhet testimi masiv. /Albinfo.ch


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *