Nga teleferiku, 140 turistë evakuohen me helikopter

0
Shpërndaje lajmin

Rreth 140 persona në bordin e teleferikut Niesen mbi liqenin Thun u evakuuan me helikopter të shtunën në mbrëmje, pasi lifti i skive u prish.
Dy helikopterë evakuuan klientët në aeroportin e Reichenbach. Autobusët më pas i kthyen në automjetet e tyre, shkruan RTS.
Drejtori i kompanisë, Urs Wohler, konfirmoi të dielën për Keystone-ATS këtë informacion të publikuar të shtunën në mbrëmje në faqen e 20Minuten.
Urs Wohler saktësoi se specialistët kanë shkuar në vendngjarje dhe se nuk dihet ende kohëzgjatja e ndërprerjes. Kompania po përpiqet të informojë njerëzit që kishin rezervuar një biletë për këtë të diel.
Turistët gjithashtu duhej të evakuoheshin nga teleferiku katër vjet më parë për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike, përcjell albinfo.ch.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *