Nga turistë në qytetarë të Shqipërisë, vlogerët norvegjezë: Këtu fitojmë para

0
Shpërndaje lajmin

Kanë ardhur nga Norvegjia, këtë herë për të jetuar në Shqipëri. Janë vlogerë mjaft të njohur në vendin e tyre, por duket se famën e vërtetë po e përjetojnë këtu.
Kur erdhëm në fillim ne nuk kishim kaq shumë ndjekës në rrjetet sociale. Kemi vetëm 2 javë në Shqipëri dhe jemi rritur më shumë se 10 mijë ndjekës. Videot tona kanë më shumë se 2 milionë shikues në vetëm dy javë që jemi këtu”, thonë John Hope dhe Haakon Barker, videokrijues.
Për ta kjo është hera e dytë që vizitojnë Shqipërinë. Klima dhe çmimet e lira kanë qenë disa avantazhe që i sollën në vendin tonë.
“Ne jemi rritur në Norvegji dhe jemi mërzitur paksa me klimën atje. Këtu është më ngrohtë, mund të marrim disa rreze dielli më shumë”, shprehen ata.
Planet e tyre, janë afatgjata. Ata duan që punën e tyre ta fokusojnë në Shqipëri, në atë që ofron ky vend parë nga perspektiva e një të huaji.
“Do të fokusohemi tek filmimet tona për të ditur se çfarë të ofrojmë, të krijojmë një kontakt për Shqipërinë”, thonë vlogerët norvegjezë.
Djemtë për disa ditë do të shijojnë Tiranën, ndaj nëse i shihni në rrugë mund t’i përshëndesni dhe pse jo, të bëheni pjesë e videove të tyre.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Turistët tërhiqen nga trashëgimia kulturore dhe arkeologjike e Durrësit
Godinat historike për turistët, nis restaurimi i zonës muzeale në Gjirokastër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *