Nga vrasja e gazetarit ekuadorian tek përplasja me bandat shqiptare, zbardhet dosja e kriminale e viktimës Adriatik Tresa

Share

Vrasja e shqiptarit Adriatik Tresa në Ekuador vazhdon që të bëjë bujë në media. Raportohet se policia ka ndaluar tetë persona për vrasjen e shqiptarit dy net më parë, por vetëm njëri prej tyre u procedua penalisht.

Prokurori Walter Jaramillo u shpreh për mediet ekuadoriane se nga grupi hetimor u shoqëruan për t’u marrë në pyetje edhe familjarët, gruaja e shqiptarit, kunata, e cila ishte me Tresën në momentin që 45-vjeçari u vra, por edhe persona të tjerë të afërm të bashkëshortes.

Autoritetet ekuadoriane të drejtësisë janë shprehur se familja e shqiptarit ka fshehur telefonin, por edhe sende të tjera të Tresës pas vrasjes. Edhe pse autorët, të cilët u maskuan si policë të anti-drogës ende nuk dihet se cilët janë, pista është e qartë,  prishja e pazareve të drogës i mori jetën shqiptarit të radhës, të skeduar më parë për vrasje, pastrim parash dhe armëmbajtje.

Kronologjia e vrasjes së Adriatik Tresës

Tresa është ekzekutuar në vilën e tij luksoze në Ekuador. Katër vrasësit kanë mundur të hyjnë në vilën ku ai jetonte me familjen, duke u prezantuar si efektivë policie  dhe se kishin një mandat kontrolli në banesë. Siç duket në pamjet filmike autorët e krimit kanë qenë të veshur si policë, ndërkohë që dy automjetet me të cilat ata janë shfaqur në hyrje të vilës rezidenciale të shqiptarit Adriatik Tresa kanë qenë të pajisura me fenelina policie.

Sapo ky i fundit është gjendur përballë personave të veshur si policë  kanë nxjerrë nga poshtë xhupave pushkë automatike, duke qëlluar nga një distancë e afërt plot 6 herë  shqiptarin e rrezikshëm Adriatik Tresa. E pranishme gjatë momentit të vrasjes ka qenë dhe gruaja e Tresës.Tresa për policinë ekuadoriane konsiderohej si person i përfshirë në trafikun e kokainës. Ky biznes me sa duket është bërë shkak për vrasjen e tij mafioze.

Të paktën shtatë persona morën pjesë në vrasje: dy shoferë, dy që qëndruan jashtë si roje dhe tre që hynë në shtëpi dhe ekzekutuan të huajin, i cili ishte martuar me një grua ekuadoriane dhe mbante një ID kombëtare” – janë shprehur autoritetet më të larta të policisë ekuadoriane.

Tresa, 42 vjeç, është shqiptari i 5-të i vrarë në Ekuador në tre vite. I pari është vrarë në 2017, e më pas ndodhën një seri vrasjes ende të pazbardhura.

Në vitin 2017  janë vrarë Ilir Hidri nga Vora, një vit më vonë u ekzekutua Adriatik Llagji nga Borshi dhe Fadil Kaçaniçi.

Kush është Adriatik Tresa

Viktima është një emër shumë i njohur për autoritetet policore të vendit amerikano-latin. Në  vitin 2017 është arrestuar nga policia pasi dyshohej se ishte i përfshirë në vrasjen e një shqiptari tjetër. Në vitin 2013 është hetuar për pastrim të parave, por dhe ky hetim nuk ka sjellë rezultat. Tresa 7 vite më parë ka qenë i arrestuar edhe si i dyshuar për vrasjen e një gazetari në Ekuador por lënë i lirë në mungesë provash. Vrasja e Tresës lidhet me përplasjen e bandave rivale shqiptare që veprojnë në Ekuador, ku aktivitet i tyre është trafiku i kokainës.


Share

Komente