April 19, 2021

Nga vrasja e “Mond Çekiçit”, plagosja e vëllezërve në Shkodër dhe terrori në Tiranë, çfarë ndodhi sot

Shpërndaje lajmin

E shtuna e 20 Marsit shënoi tre ngjarje që tronditën e vendin nga Durrësi, në Shkodër dhe Tiranë. Mëngjesi i sotëm nisi me një ngjarje mjaft të rëndë në Durrës, ku me breshëri plumbash u ekzekutua Edmond Koçi, i njohur ndryshe edhe si “Mond Çekiçi”, ish-anëtar i bandës së Lulzim Berishës. Ai kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu për shkak të Covid-it.  Çekiçi po udhëtonte me një automjet me shofer në momentin kur një tjetër makinë i preu rrugën. Në atë çast ka dalë shoferi i tij për te pyetur çfarë po ndodh.

Ndërkohë, një nga personat në mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Koçin, duke u larguar më pas me një larguar me një mjet tip Benz  me targa të vjedhura  në Tiranë. Ky automjet pak orë më vonë u gjet i braktisur dhe i djegur nga autorët në Katund Sukth, Durrës.

Ndërkohë në orët e pasdites dy ngjarje njëra pas tjetrës tronditën kryeqytetin dhe kryeqendrën e veriut, Shkodrën.

Dy vëllezërit Hoten dhe Marjan Doçaj u plagosën me armë zjarri nga Besmir Përkolaj, teksa ishin dukë udhëtuar me automjetin e tyre tip “Audi” në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Vëllerëzit Doçaj janë të afërm me Gentian Doçin, ky i fundit një emër i njohur për policinë dhe i dyshuar si organizatori i pengmarrjes së Jan Prengës në Kamëz.

Një konflikt i ndodhur dy ditë më parë në kryeqytet për pak sa nuk u kthye në një ngjarje të rëndë. Ronaldo Gurabardhi qëlloi me armë zjarri në ajër, në afërsi të një banese në zonën e Kombinatit pas një konflikti me Artur Korteshin, me të cilin kishte debatuar dy ditë më parë./mv.abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *