January 13, 2022

Ngadalësohet rritja ekonomike në Gjermani

Shpërndaje lajmin

Ngushticat në shpërndarjen e lëndëve të para ulën prodhimin industrial dhe nga ana tjetër penguan rritje më të fortë të ekonomisë gjermane, vlerësoi Bundesbank në raportin e saj mujor, i publikuar sot.

Banka qendrore gjermane tha se ekonomia më e madhe e eurozonës vazhdoi të rimëkëmbet gjatë verës, me aktivitet që u rrit edhe më shumë se në pranverë, transmeton Dpa përcjell Albinfo.ch.

Ajo vuri në dukje se lehtësimi i kufizimeve të lidhura me koronavirusin e ri ndihmoi sektorin e shërbimeve që të zgjerohej fuqishëm.

Megjithatë, ngushticat në furnizim zbehën prodhimin industrial.

“Kjo parandaloi një rritje edhe më të fortë të produktit të brendshëm bruto (PBB)”, vuri në dukje Bundesbank.

Sipas bankës, në tremujorin aktual, aktiviteti makroekonomik pritet të ketë ndjeshëm një rritje më të dobët, pasi momenti i fortë në sektorin e shërbimeve ka të ngjarë të ulet ndjeshëm.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *