Ngel shtatzënë 19-vjeç por nuk i tregon të atit dhe niset për Itali, lajmin e merr nga i dashuri i saj

Share

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një vajzë me emrin Besi e cila ka rrëfyer historinë e saj të jetës.

Besi tregon se gjithmonë ka pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë me babain e saj dhe ishte mjaft e lirshme për t’i treguar çdo gjë që i ndodhte asaj në jetë. Ajo është dashuruar me bashkëshortin që ka kur ishte 18 vjeç kurse ai ishte 22 vjeç dhe vendosën që të krijojnë një familje.

Ajo ngeli shtatzënë në moshën 19 vjeç, por e kishte shumë të vështirë t’ja tregonte të atit këtë gjë sepse ishte një familje tradicionale, duhet të bëheshin gjërat hap pas hapi dhe kishte dhe shkollën.

“E kisha shumë të vështirë t’ja thosha babit se isha shtatzënë sepse ishte familja tradicionale, duhet të bëheshin gjërat hap pas hapi, duhet të mbaroja shkollën, të bëja një dasmë, duhet të bëja një fëmijë, por unë i nisa gjërat pak mbrapsht. U nisa për në Itali pa e ditur babi se isha shtatzënë. Ika në Itali, bashkëshorti im pritej që të nisej për Itali mbrapa meje dhe ia lashë atij detyrën që ishte më e vështirë për mua por detyra më e bukur që do i jepte lajmin që do bëhej gjysh. Babi u gëzua shumë sepse ishte lajmi më i bukur që mund t’i vinte pavarësisht gjithçkaje, por më erdhi keq që nuk ia dhashë unë atë lajm”

, është shprehur Besi e cila ka vendosur të surprizojë të atin në emision.


Share

Komente