January 16, 2022

Ngjarja tronditëse në Vlorë, dëshmitari rrëfen momentet e fundit të nënës që u hodh nga pallati me fëmijën

Shpërndaje lajmin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën mesditën e sotme. Një nënë është hedhur nga kati i pestë i pallatit bashkë me fëmijën e saj, duke humbur jetën të dy.

Një prej dëshmitarëve në vendngjarje, rrëfen se gruaja nuk ishte banore në atë pallat, por ka ardhur aty vetëm për të kryer aktin e rëndë.

“Ajo është hedhur nga kati i pestë nga shesh pushimi. Nuk banon aty. Ka ardhur atu thjeshtë për të bërë këtë gjë. Ishin të shtrirë këtu përmbys. Ajo kishte shenja jete, ndërsa fëmija fare. Kishte çarje në fytyrë. Mund të ishte tek 30 vjeçe dhe fëmija 2-3 vjeç. Ambulanca u vonua dhjetë minuta,” shprehet ai. g.v/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *