Ngjarje e rëndë në Tiranë/ I riu vetëvaret në një pemë, policia në vendngjarje

Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në fshatin Baldushk të Tiranës.

Një i ri, 21 vjeç është gjetur pa shenja jetë, i vetëvarur në një pemë. Policia shprehet se në trupin e tij nuk janë gjetur shenja të tjera, përpos ato të vetëvarjes, shkruan BallkanWeb

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 20.02.2021, në fshatin Kakunjë, Njësia Administrative Baldushk, dyshohet se është vetëvarur në një pemë shtetasi R. K., 21 vjeç.

Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Share

Komente