September 25, 2021

Ngjarje e rrallë, gruaja ngjiz fëmijën e dytë ndërsa ishte shtatzënë

Shpërndaje lajmin

Një 39-vjeçare, Rebecca Roberts dhe bashkëshorti i sa Rhys Ëaver kishin më shumë se një vit që dëshironin të bëheshin me fëmijë. Pas kaq shumë kohësh, Rebecca mbeti shtatzënë dhe në barkun e saj po rritej një djalë të cilin vendosën ta quanin Noah.

Në muajin e tretë të shtatzënisë, diçka e çuditshme ndodhi. Noahs papritmas dikush i bëri shoqëri.

Në ekografinë e bërë në javën e 12, gjinekologu pa që Rebecca kishte ngjizur dhe një fëmijë tjetër, një vajzë.

“Mbeta shtatzënë ndërsa ishte shtatzënë, gjë që absolutisht ishte e çmendur, sepse nuk supozohet të ndodhë”, tha Rebecca.

Të ngelësh shtatzënë ndërsa je shtatzënë quhet superfetacion dhe ndodh shumë rrallë. Një studim i vitit 2008 zbuloi se më pak se 10 raste janë regjistruar gjithsej në botë.

Mjekët i thanë çiftit se foshnjat kanë një diferencë prej 3 javësh.

Fatmirësisht të dy fëmijët erdhën në jetë. Noah u kthye në shtëpi tre javë pas lindjes, ndërsa vajza, Rosalie, qëndroi në kujdes intensiv për 95 ditë.

Sot, gati 7 muajshe, Noah vazhdon të jetë më i shëndetshëm dhe i fuqishëm. Edhe Rosalie gëzon shëndet, por ka trup më të vogël./e.b-abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *