Ngjarje makabre/ Sportisti i peshave të lehta sulmon me thikë 2 motrat e tij

Share

Një ngjarje e tmerrshme është regjistruar ditën e sotme. Luftëtari i MMA, Irvin Rivera (31 vjeç), u arrestua në Florida, teksa tentoi të vriste dy motrat e tij.

Rivera është  luftëtar i peshave të lehta në UFC, i njohur si ‘Bisha’, teksa u bë protagonist i ngjarjes makabre.

Motra e vogël 22-vjeçare e Rivera u gjet e shtrirë dhe e mbuluar me gjak me plagë të shumta në të gjithë shpinën, kokën dhe krahun’, sipas një raporti të policisë.

Ajo zbuloi para efektivëve të  policisë se ishte goditur me thikë dhe se motra tjetër, 33-vjeç, ishte në shtëpi dhe gjithashtu ishte sulmuar.

Për fat të mirë, 22-vjeçarja arriti të shpëtonte gjatë skenës së përgjakshme të vëllait të saj, dhe menjëherë njoftoi policinë. Patrulla arriti shpejt dhe arrestoi njeriun e çmendur.

Sipas dëshmitarëve okularë, 22-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk u njoftua nga policia lokale, tha se autori ishte vëllai i saj, dhe se motra e saj ishte akoma në shtëpi. Ajo u gjet shpejt, gjithashtu me plagë të shumta gjë iu shkaktuan nga thika.

Mësohet se të dyja motrat e boksierit, u nisën urgjentisht në spital dhe se njëra prej tyre është në një gjendje të qëndrueshme dhe tjetra është në gjendje kritike.


Share

Komente