Ngre peshë zemrat e shqiptarëve, Florian Marku mund kundështarin për 1 min e 50 sekonda

Share

I jashtëzakonshëm Florian Marku! Luftëtarit shqiptar i janë dashur vetëm 1 mintutë e 50 sekonda për të mposhtur kundërshtarin anglez Muma Muemba në ring, duke vijuar kështu serinë e rezultateve pozitive, pas një pauze afro 2 vjeçare.

“Bisha” shqiptar e nisi menjëherë me vrull ndeshjen dhe vuri përpara kundërshtarin e tij me goditje të forta dhe të befasishme. Marku e hodhi dy herë në tapet, por kundërshtari i tij e vazhdoi dylu ftimin. Shqiptari nuk u ndal dhe e rrëzoi për herë të tretë me një goditje të fortë në fytyrë.

Gjyqtari ndaloi menjëherë ndeshjen, pasi kundërshtari i tij nuk po reagonte. Marku vazhdon rekordin e tij të pathyeshmërisë dhe merr fitoren e 7 në 7 ndeshje të dueluara në ring.


Share

Komente