‘Ngrin’ Dibra, vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore

Share

Moti i ftohtë i ditëve të fundit ka përfshirë edhe zonat malore në qarkun e Dibrës. Rënia e ndjeshme dhe e menjëhershme e temperaturave ka bërë që vendi të mbulohet nga dëbora dhe nga akulli.

Reshjet e dëborës në lartësinë mbi 500 metra mbi nivelin e detit kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Situata më problematike paraqitet në njësitë e thella të Bashkisë Dibër, si në Lurë, Kala e Dodës, Arras, Selishtë, Sall-Dardhë, Reç e Sllovë ku trashësia e borës varijon nga 10 deri në 20 cm.

E njëjta situatë është edhe në njësitë Administrative Trebisht, Martanesh dhe Tërnovë.
Ndërkohë nga ana tjetër rrugët nacionale Peshkopi – Tiranë dhe Peshkopi – Kukës janë të kalueshme dhe pa problem.


Share

Komente