Niklas Sule ëndërron t’i bashkohet Manchester Unitedit

Share

Bayern Munich mund të mbetet edhe pa një mbrojtës në fillim të edicionit të ri.

Bavarezët po përballen me disa lojtarë të pakënaqur dhe ata vijnë nga pjesa defanzive.

David Alaba është lojtari i parë që pritet të largohet nga Allianz Arena në fund të këtij sezoni, derisa atij mund t’i bashkohet edhe Niklas Sule.

Mbrojtësi i Bayern Munichut ka thënë se ai e ëndërron që një ditë të luajë te Manchester United.

“Shpresoj që një ditë të luajë për Manchester Unitedin, ëndrra ime është që të luajë në Old Trafford”, ka thënë Sule.

“Që kur isha fëmijë e kam shikuar Unitedin duke luajtur dhe dua që në një të ardhme të afërt të jem pjesë e tyre”, ka shtuar më tej ai.

Skuadra angleze ka probleme në fazën defanzive dhe mund të ndodhë që në verën e ardhshme të transferojë Sulen nga Bayerni. /Telegrafi/

The post Niklas Sule ëndërron t’i bashkohet Manchester Unitedit appeared first on Arbresh.info.


Share

Komente