Nikolla takon kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, zbardhet tema e bisedës

0
Shpërndaje lajmin

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua me Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Bruce Berton.
Zyra e shtypit e kryetares së Kuvendit bëri me dije se “Nikolla dhe ambasadori Berton diskutuan mbi prioritetet e sesionit të ri parlamentar, avancimin  e reformës zgjedhore dhe reformës në drejtësi, vijimin e bashkëpunimit të suksesshëm mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Prezencës së OSBE-së për rritjen e transparencës, gjithëpërfshirjes së veprimtarive të Kuvendit dhe modernizimin e shërbimeve parlamentare”.
Gjithashtu dy zyrtarët nënvijëzuan se bashkëpunimi shumë i mirë dhe produktiv mes Kuvendit dhe Prezencës së OSBE-së në Tiranë do të vijojë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Nikolla takohet me të ngarkuarin e përkohshëm me punë të Ambasadës së SHBA
Nikolla prezanton Bashën në krye të grupit, Paloka: Mos vazhdoni më, jeni qesharakë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *