Nis aksioni në Ksamil, prishen ndërtesat e para pa leje

Shpërndaje lajmin

Ka nisur mëngjesin e sotëm aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Ksamilit. Nga pamjet shihet se operacioni ka nisur me objektet që janë fare pranë bregdetit.

Janë me dhjetëra objekte në Ksamil, të cilat janë në plan për t’u prishur. Operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje u njoftua nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë. Aksioni do të vijojë pothuajse në të gjitha zonat bregdetare të vendit. g.v/abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *