Nis mbledhja e nënshkrimeve për shkarkim të kryetarit të Zveçanit dhe atij të Zubin-Potokut

0
Shpërndaje lajmin

Ka nisur mbledhja e nënshkrimeve për shkarkim të kryetarit të Komunës së Zveçanit, Ilir Peci dhe atij të Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se mbledhja e nënshkrimeve do të bëhet në një tendë të vendosur afër ndërtesës komunale në qendër të Zveçanit.
Nënshkrimet po mblidhen edhe në peticionin për shkarkim të kryetarit të Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se janë duke e monitoruar këtë proces në të dy komunat.
Mbledhja e nënshkrimeve për shkarkim të kryetarëve ka nisur ditë më parë edhe në Mitrovicë të Veriut e në Leposaviq.
Për të qenë peticioni i suksesshëm, duhen nënshkrimet e së paku 20 për qind të qytetarëve me të drejtë vote.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Zveçan duhen nënshkrimet e 1.411 votuesve, në Zubin-Potok nënshkrimet e 1.347 votuesve, në Mitrovicë të Veriut duhen nënshkrimet e 3.640 votuesve dhe në Leposaviq nënshkrimet e 2.689 votuesve.
Afati i mbledhjes së nënshkrimeve për shkarkim të kryetarëve në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut e Zubin-Potok përfundon më 22 janar, ndërsa në Zveçan më 27 janar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *