January 13, 2022

Nis punën ambasadori i Kosovës në Gjermani

Shpërndaje lajmin

Dr. Faruk Ajeti sot ia ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Ambasadori Ajeti përmes një postimi në Twitter tha se do të punojë me përkushtim për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ishte një nder i madh për mua që sot t’i dorëzoja kredencialet e mia Presidentit Federal, Frank-Walter Steinmeier. Do të punoj me shumë kënaqësi dhe përkushtim për të thelluar marrëdhëniet tona të ngushta dypalëshe dhe historike mes Kosovës dhe Gjermanisë“, ka shkruar ai.

Dr. Faruk Ajeti është nga Kamenica, ndërsa në Vjenë ka përfunduar studimet master dhe ka doktoruar në Institutin e Shkencave Poltike  në Universitetin e Vjenës.

Për disa vite me radhë ai ka shërbyer si sekretar në ambasadën e Kosovës në Austri.

Dr. Ajeti është një nga njohësit më të mirë të politikave ndërkombëtare. Shkrimet e tij viteve të fundit janë botuar në gazetat më të njohura gjermano-folëse, si: “Die Presse”, “Wiener Zeitung”, në gazetën e njohur zvicerane “ Neuer Züricher Zeitung” e të tjera.

 

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *