Nis stolisja e shesheve në Prishtinë për festat e fundvitit

Share

viti

Në sheshet e kryeqytetit tashmë kanë nisur përgatitjet për stolisjen e Prishtinës për festat e fundvitit, ndonëse kishte dilema nëse kryeqyteti do të stolisej këtë vit, transmeton albinfo.ch.

Ishte vetë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili kishte ngjallur dilema derisa në rrjetet sociale kishte postuar një anketë duke pyetur qytetarët nëse Prishtina duhet të stoliset sivjet për shkak të situatës me pandeminë.

Në atë sondazh morën pjesë plotë 3 mijë e 484 persona dhe 53.8% ishin që sheshet të stolisen, kurse 40.6% votuan kundër kësaj.

Kujtojmë se shumë komuna në Kosovë janë shprehur kundër zbukurimit të qyteteve për shkak të situatës pandemike në vend.

Lipjani mbetet pa dekorim për festat e fundvitit – Lajmi.netNdriçohet Prishtina - Albinfo

The post Nis stolisja e shesheve në Prishtinë për festat e fundvitit appeared first on Albinfo.


Share

Komente