Nis takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Borell: Një mundësi që duhet ta shfrytëzojmë

Shpërndaje lajmin

Në ndërmjetësimin e BE-së, ashtu siç edhe u njoftua ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Fillimisht Kurti dhe Vuçiç, janë takuar me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme Josep Borell.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha para takimit të sotëm se këto bisedime nuk do të jenë të lehta, por ky proces dhe angazhimi i sinqertë i të dyja palëve është i domosdoshëm për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi një mundësi të re dhe na duhet ta shfrytëzojmë atë”, ka thënë Borell , duke shtuar se kjo vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim Kurti është i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Besnik Selimi, ndërsa Vuçiç është i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç./i.k/abcnews.al/

 

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *