April 16, 2021

Nis vaksinimi i 200 mjekëve të tjerë nga Kosova në Kukës

Shpërndaje lajmin

Edhe 208 mjekë të tjerë nga Kosova, po marrin dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, AstraZeneca në Kukës, përcjell albinfo.ch.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë se 250 mjekët që u vaksinuan të shtunën e kaluar janë mirë me shëndet dhe se nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përpos reaksioneve normale.

Sipas Xhafer Rexhmati, shefit të shërbimeve në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor në Kukës, do të vaksinohen 208 mjekë dhe infermierë.

Procesi po ecën normalisht dhe pa probleme.

Kosova është i vetmi vend në rajon, në të cilin nuk ka mbërritur ende asnjë dozë, megjithatë pas premtimit të kryeministrit Edi Rama për të vaksinuar heronjtë të cilët prej më shumë se një viti po përballen me COVID-19, në qytetin e Kukësit disa ditë më parë,u vaksinuan 250 mjekë dhe infermierë.

Kryeministri Edi Rama ka thënë gjithashtu se nëse Kosovë nuk do të mbërrijnë dozat, atëherë do të jetë Shqipëria ajo që do t’i sigurojë vaksinimin e 11 mijë heronjve të bluzave të bardha të Kosovës.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *