January 13, 2022

Nis vaksinimi i fëmijëve të moshës 5-11 vjeç në Greqi

Shpërndaje lajmin

Në Greqi ka nisur vaksinimi i fëmijëve të moshës 5-11 vjeç kundër koronavirusit.

Fëmijët do të injektohen me 1/3 e vaksinës Pfizer që marrin të rriturit dhe doza e dytë do të jepet pas 21 ditësh.

“Vaksinimi do t’i mbrojë, dhe në të njëjtën kohë do të reduktojë numrin e të infektuarve  në shkolla. Kjo strategji do të rrisë nivelet e imunitetit të tufës brenda shoqërisë”, tha ekspertja e  Sëmundjeve Infektive.

Ajo shtoi se të dhënat nga SHBA dhe Izraeli për sigurinë e vaksinave për fëmijët e kësaj moshe janë të shkëlqyera.

Raportet bëjnë me dije se nuk ka asnjë indikacion për efekte anësore të papritura nga vaksinimi te fëmijët 5-11 vjeç dhe as nuk janë regjistruar episode të miokarditit.

Sikundër shumë shtete evropiane, edhe shteti fqinj në ditët e fundit po përballet me një rritje të të infektuarve.

Një ditë më parë u raportua për 130 viktima në 24 orë.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *