Nisma “Diaspora flet 2020 ,Rita Ora bisedon me Erion Veliaj, këngëtarja: “Gjithmonë kam qenë e inspiruar nga kultura e Shqipërisë”

Share

Veliaj gjithashtu është shprehur se viti 2022 do të jetë i koncertëve dhe i udhëtimeve ndaj njerëzit duhet që ta shfrytëzojnë çdo mundësi që do të vij me përzgjedhjen e Tiranës si Kryeqyteti Evropian për Rininë.

TIRANË- Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka zhvilluar një bashkëbisedim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Intervista e tyre është bërë nga nn”. Në bashkëbisedimin e tyre është folur rreth mundësive të reja që do i hapen shqiptarëve me përzgjedhjen që iu bë Tiranës si Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022.

Këngëtarja është shprehur se gjithmonë e ka ndjer të nevojshme që t’i shpreh botës se kush është dhe nga vjen. Ajo më tej, ka thënë se është e tërhequr nga kultura shqiptare dhe se për projektet e saj që do të dalin më vijim është frymëzuar nga Shqipëria.

“Për mua ishte shumë e rëndësishme t’i thoja botës kush isha dhe nga vija dhe gjithmonë kam qenë si një libër i hapur për të. Gjithmonë kam qenë e inspiruar nga kultura e Shqipërisë, moda, veshjet tradicionale, muzika, arti. Gjithmonë e kam dashur kulturën shqiptare. Po t’i shikosh projektet e mia në vijim janë të frymëzuara nga kjo kulturë” tha Rita.Më pas Rita ka vënë në dukje edhe ushqimet tradicionale shqiptare. Ajo ka thënë se mamaja i gatuan gjithmonë mëngjese shqiptare dhe të preferuarat e saj janë specat me djathë dhe vezë më havjar.”


Share

Komente