Nisma e nisur në Gjenevë për shtrirjen e të drejtës së votës për të huajt

Shpërndaje lajmin

Një grup organizatash dhe sindikatash të krahut të majtë kanë nisur një nismë kushtetuese e cila synon të zgjerojë të drejtat politike të të huajve në nivel kantonal, përcjell albinfo.ch.
Nisma, e cila u lançua të enjten, quhet “Një jetë këtu, një zë këtu… Le ta forcojmë demokracinë tonë”. Ata kanë afat deri në fillim të gushtit për të mbledhur 8157 nënshkrimet e nevojshme.
Rreth 40 për qind e popullsisë së Gjenevës përbëhet nga shtetas të huaj, përqindja më e lartë në Zvicër. Ndërsa ata kanë të drejtë të votojnë për çështjet komunale, ata nuk kanë të drejta politike në nivel kantonal.
Aktualisht, vetëm Neuchâtel dhe Jura u japin të drejtën e votës të huajve për çështjet kantonale. /Albinfo.ch
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.