“Niveli i Vjosës rreth 7 metra”/ Dritan Leli: Nuk ka vend për panik, bëni kujdes gjatë natës

Share

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, ka zbritur mbrëmjen e sotme në terren në Novoselë së bashku me administratorin e zonës, Prefektin dhe Kryetarin e Qarkut për të parë më nga afër situatën e lumit Vjosa, që është fryrë për shkak të motit të keq që prej dy ditësh ka përfshirë Shqipërinë.

“Niveli rreth 7 metra, nuk është e nevojshme të bëjmë alarm, por njerëzit duhet të fillojnë të jenë të kujdesshëm. Kanani më informoi që drejtuesit e kryetarët e fshatrave, kanë marrë informacione, që situata është për t’u mbajtur nën kontroll.”- thotë ai. 


Share

Komente