Një 39-vjeçar nga Drenasi vdes nga COVID-19

Share

Një 39-vjeçar nga Drenasi ka humbur jetën si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur IKSHPK, në raportin e fundit.

“Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Drenas 1 rast (39 vjeç)”, thuhet në raport.

Po ashtu, siç njofton IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.996 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 398 raste pozitive.


Share

Komente