Një afrikano-shqiptar si kryebashkiak i Lezhës? Avokati: Duhet të jemi gati për këtë

0
Shpërndaje lajmin

Avokati shqiptar në Itali, Gentian Alimadhi, është shprehur se Shqipëria duhet të bëjë një hap para në funksion të demokracisë dhe të vendosë edhe për votën e emigrantëve.
Komentet Alimadhi i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha nëse duam një demokraci funksionale dhe një globalizim, duhet të jemi gati edhe për kandidimin e komunitetit afrikan që pritet të vijë nga Italia në Lezhë pas marrëveshjes Rama-Meloni.
Madje ai tha se duhet të jemi të përgatitur që në të ardhmen një prej tyre mund të zgjidhet edhe kryebashkiak i Lezhës.
“Kur thashë pak më parë që Shqipëria nuk duhet të ketë frikë nga ndonjë ndryshim thelbësor nga vota e emigrantëve, është pikërisht se kjo frikë do mbrohet nga një ligj elektoral që do lejojë një numër të limituar të përfaqësuesve të diasporës në Parlamentin shqiptar. Ne duhet të bëjmë një hap para, që të tregojmë se ne dimë të respektojmë të drejtat themelore, siç është ajo e votës.
Nuk duhet të trembemi, duhet të jemi gati edhe për një afrikano-shqiptar si kryebashkiak të Lezhës. Nëse dëshirojmë një demokraci, një globalizim, një gjithëpërfshirje, pse jo nëse ata jetojnë në atë vend, ndihen pjesë e atij vendi, dinë të këndojnë edhe këngë shqipe, pse jo të mos kandidojnë”, tha Alimadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *