Një “bast” Rama-Erdogan: cila do jetë dhurata turke për Shqipërinë deri në zgjedhje?

Share

Turqia ka premtuar ndërtimin e një spitali të ri në Shqipëri brenda tre muajve. Kjo u tha nga presidenti Erdogan në një konferencë për shtyp me kryeministrin Rama në Ankara, gjë e cila e çoi këtë të fundit ta përjetojë si vënien e një basti këtë gjë, por që lideri turk ia garantoi se e ka të humbur.

Fjala është për spitalin e ri të Fierit.

“Jam i lumtur që spitali rajonal i Fierit do jetë realitet, bastet në Turqi dhe Shqiprëi janë të ndaluara me ligj, nuk mund të vinim bast, por basti i presidenti që të jetë gati për 3 muaj është një bast shumë i fortë.

Unë do e kisha humbur me qejf këtë rast, po dhe shans për ta fituar, duke qenë se turqit dhe shqiptarët te zbatimi i poshtë duhet t’i shtysh”, tha Rama me humor e ironi bashkë, pasuar nga komenti i Erdoganit: “Mos të ketë merak. Në Stamboll kemi ndërtuar dy spitale me nga 1008 dhoma brenda pak kohe, duke qenë se do jetë me më pak dhoma është një grimcë për ne. Përjashto që do i pajisim dhe me aspektin teknik.

Dhe në spitalet tona ka nga 18 salla operacioni, këtu mund të jetë më i ulët dhe nuk do kemi vështirësi dhe mjekësia jonë do të dërgojë edhe mjekë që të trajtojë stafin shqiptar që do punoj në Fier. Brenda një kohe të shkurtër spitali do ofrojë shërbimin. Brenda zgjedhjeve e ke gati!”, tha Erdogan.

Dy udhëhëqësit nënshkruan gjithashtu krijimin e një Këshilli Bashkëpunues mes dy vendeve.

“Jam krenar që nënshkruaj në emër të Shqipërisë deklaratën për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë. Kjo e ngre partneritetin tonë në stadin e një marrëdhënieje institucionale.

Vlera më e madhe që shoh është gatishmëria për të ngritur grupe të përbashkëta duke kapërcyer të gjitha pengesat mes dy shteteve duke funksionuar si një organizëm”, tha Rama, pasuar nga fjala e Erdoganit: “Jemi dy popuj vëllezër. Gjurmët e historisë sonë të përbashkët shekullore gjenden kudo, në çdo cep të Shqipërisë. Frymëzuar nga historia e lashtë ne e konsiderojmë detyrë ta forcojmë këtë lidhje.

Me rastin e kësaj vizite ne sapo kemi nënshkruar deklaratën e ndërtimit të e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë, që do të intensifikojë marrëdhëniet tona në çdo fushë”.


Share

Komente