Një bunker sekret për Putinin? Kolonel Toci: Ekipet ruse të sigurisë kanë përgjegjësi për ruajtjen e jetës së tij

0
Shpërndaje lajmin

Kolonel Çlirim Toci thotë se ekipet ruse të sigurisë kanë përgjegjësi për ruajtjen e jetës së presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, duke iu referuar aludimeve se shefi i Kremlinit u vendos në një bunker sekret, teksa Wagner i drejtohej Moskës.
“Ky është një prokoll sigurie të cilët, grupet që merren me sigurinë dhe ruajtjen e presidentit, në këtë rast të Putinit, kanë për detyrë të ruajnë jetën e tij, duke e zhvendosur nga vendi i punës, Kremlini, në një vend të sigurtë, që mund të jetë një bunker, ose mund të ngrihet në ajër duke lëvizur me avion. Ka pasur edhe një spekulim tjetër, që presidenti Putin, gjatë kohës që Wagner po marshonte drejt Moskës, mund të kishte lëvizur edhe në Shën Petërsburg. Këto janë opsionet që i ofrohen nga ekipet e sigurisë për të ruajtur jetën e tij. Figura e një presidenti është e rëndësishme. Presidenti Putin nuk është vetëm presidenti i Federatës Ruse, por njëkohësisht edhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Rusisë. Ka një përgjegjësi shumë të rëndësishme, sidomos në lidhje me sigurinë e brendshme të vendit”, theksoi ai./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *