Një “dhelpër” për Mourinhon, Roma piketon lojtarin e Leicester

0
Shpërndaje lajmin

Roma ka bërë një sezon tepër të mirë, ku madje garon ende për një pozicion në vendet e para të tabelës për të bërë kështu të mundur kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Kryeqytetasit gjithashtu janë në gjysmëfinale të Europa League dhe janë ndër skuadrat favorite për ta fituar. Jose Mourinho ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe kërkon kështu të përforcojë ekipin.
Vëmendja është nga reparti i mesfushës dhe një emër i ri ka dalë në skenë. Lojtari belg i “dhelprave” të Leicester, Youri Tielemans, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës me klubin anglez.
Mesfushori 25-vjeçar ka vendosur të largohet në merkaton e verës me parametra zero dhe drejtuesit e Romës kanë filluar kontaktet me agjentin e tij. Roma duhet të bëjë kujdes pasi vëmendjen për Tielemans e kanë edhe ekipe të mëdha si Chelsea, Arsenal, Manchester United, Barcelona dhe Bayern Munich./ h.ll/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *