“Një ditë do të luaj aty” – Osimhen flet për të ardhmen e tij

0
Shpërndaje lajmin

Victor Osimhen do të luaj një ditë në Ligën Premier dhe këtë e ka konfirmuar vet ai.
Sulmuesi nigerian që aktivizohet me Napolin, ka bërë të qartë se ëndërron të luaj në elitën e futbollit anglez.
Përkundër se në të kaluarën kishte oferta nga Chelsea, Man Utd, Arsenal e Liverpooli, transfeirmi i tij ende nuk ka ndodhur.
Ka thënë vet Osimhen se një dit do të luaj në Angli, por për momentin ka plane të tjerea.
“Sigurisht që në të ardhmen do të luaj në Angli, një ditë do të transferohem në Ligën Premier. Për momentin, unë kam plane të tjera në lidhje me karrierën time”.
“Gjithsesi, të gjithë do e marrin vesh se çfarë do të ndodhë kur të vijë momenti i duhur për të kryer lëvizjen e radhës”, shprehet Osimhen.
25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 18 ndeshje me Napolin, ku ka shënuar tetë gola e ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *