Kushtet e vështira atmosferike kanë qenë një hall më shumë për skuadrën korçare në këtë periudhë. Skënderbeu-Partizani i luajtur në një terren të mbuluar me borë është një precedent që nuk duhet të përsëritet më.
Një ultimatum i dhënë klubit korcar nga FSHF dhe duhet të bëjë të pamundurën për të pastruar fushën deri të dielën, kur dhe do të luhet në orën 13:00 ndaj Vllaznisë.
Pas reshjeve të fundit terreni u mbulua nga bora, por klubi ka marrë masat për ta pastruar dëborën. Pikërisht kjo ka vënë në lëvizje punëtorët e stadiumit që kanë filluar heqjen e borës. Në stadiumin e Korçës po vijon puna për pastrimin e fushës nga dëbora