Një grua gjendet e shtrirë pranë Urës së Bunës në Shkodër. Dyshimet e para të policisë

Share

Një grua rreth të 50-ve është gjetur e shtrirë në rrugë përballë Urës së Vjetër të Bunës në Shkodër. Policia e këtij qyteti dyshon se gruan mund ta ketë përplasur ndonjë makinë dhe e ka lënë aty.

Blutë e Shkodrës kanë nisur tashmë hetimet, ndërsa gruaja është transportuar drejt spitalit rajonal për trajtim të menjëhershëm, pasi gjendja e saj paraqitet e rëndë.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 21.02.2021 ora 18:30, në lagjen Liria, Shkodër, në rrugë përballë Urës së Vjetër të Bunës, është gjetur e shtrirë shtetësia E. R. rreth 50 vjeçe , me banim në lagjen Liria, Shkodër, e cila dyshohet të jetë përplasur nga një mjet dhe me pas është larguar,&cb=174b91691a

Shtetasja e dëmtuar është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.


Share

Komente