Një i mitur nga Çekia qëndron pas raportimeve të rreme për bomba në Mal të Zi

Shpërndaje lajmin

Një shtetas i mitur i Republikës Çeke ka dërguar njoftime të rreme për bomba të vendosura në shkolla dhe institucione të tjera malazeze, njoftoi sot Drejtoria e Policisë.
Sipas raportit, i mituri nuk është i lidhur me Malin e Zi dhe krimi është kryer në territorin e Republikës Çeke.
Administrata e policisë malazeze falënderoi të gjithë partnerët ndërkombëtarë që ndihmuan në mënyra të ndryshme për arritjen e rezultateve të tilla, e veçanërisht në këtë rast policinë çeke dhe ambasadën çeke në Mal të Zi, të cilat, siç u tha, vepruan shpejt dhe me efikasitet.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Alarme për bomba në 15 shkolla të Shkupit, evakuohen nxënësit
Raportime për bomba në disa shkolla të Podgoricës, ndërpritet mësimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *