Një i plagosur me armë në Durrës

Shpërndaje lajmin

Një 35-vjeçar po kërkohet nga policia në Durrës pasi plagosi me pistoletë një punëtor paraditen e të martës.
Plagosja u shkaktua gjatë një konflikti për prishje të qetësisë publike.
Tre punëtorë kanë qenë duke punuar e duke biseduar me njëri-tjetrin, në momentin kur 35-vjeçari A.Z ka zbritur nga banesa e tij për t’i kërkuar të mos bëjnë zhurmë.
Gjatë konfliktit, njëri prej punëtorëve e ka goditur 3 herë me lopatë banorin, i cili më pas ka nxjerrë pistoletën për të qëlluar në këmbë A.S., njërin prej punëtorëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, për t’u vënë më pas në kërkim të 35-vjeçarit i cili është larguar menjëherë pasi ka kryer plagosjen.
Policia bën me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.