‘Një javë më parë puthe Anën, tani gjuan një tjetër, më ngjall neveri’, Arjan Konomi i kthehet Atdheut në ‘Përputhen’

Share

Puntatën e djeshme  (12 janar) u transmetua një takim që ndezi jo pak debate në studio: ai i Melisës me Atdheun. Fillimisht Atdheu e refuzoi Melisën, pasi ajo debatoi me Sindin për Muratin.

Por, Atdheu sqaroi gjithçka, ku tha se e kishte pritur një takim me Melisën, por nuk i pëlqen të jetë një alternativë.

Por takimi i Atdheut me Melisën u pa ‘me sy të keq’ nga opinionisti Arjan Konomi, i cili tha:

 “Je një aktor i dështuar, Melisa është viktima në këtë takim”.

Kështu u shpreh opinionisti Arjan Konomi sa i takon takimit mes Melisës dhe Atdheut.

Më tej, Arjani shtoi:

“Takimi më pa sens, më budallallëqe, me fjalë koti. Më ngjalli një neveri për shumë arsye që janë të lidhura me një çështje. E shoh neverinë te Atdheu. Nuk prisja që nga ai 10 ditë pasi u puth me Anën, të kishte të njëjtën sjellje me një vajzë tjetër. Të kam vlerësuar që në fillim dhe në raste të tjera. Atë ditë puthjen që bëre me Anën më pëlqeu shumë, por kur vendose të qëndroje në program, dakord, e gëlltita. Por nuk të shkon që, një javë pas një ‘puthje lamtumire’, të dalësh me një vajzë tjetër, ta ngacmosh, ta joshësh, ta provokosh. Kur ke heshtur, të kemi vlerësuar më tepër, ose ishte fallco atje ose është fallco këtu”.

auto at1610477448 600x360 1


Share

Komente