‘Një jetë mbi ngjyra’/ Historia e piktorit nga Elbasani, Gazmend Xhaferi

Share

Televizioni Skampa vijon bashkëpunimin me piktorë të talentuar Elbasanas duke e kthyer në treaditë hapjen e ekspozitave në ambjentet e saj. Bëhet fjalë për piktorin e talentuar Gazmend Xhaferi i cili shprehet se jeta e tij është e gjitha me ngjyra.

Dashuria për profesionin që sot e ushtron me aq pasion, ka nisur shumë vite më parë, atëherë kur babai i tij, hidhte në telajo Elbasanin e athershëm.

Sot një profesionist, piktori Gazmend Xhaferi nuk e fsheh krenarinë për punën e tij.

“Qyteti i Elbasanit është qytet artëdashës. Njerëzit janë artëdashës, pavarësisht se kushtet është gjë tjetër.

Elbasani ka nxjerrë dhe shumë piktorë me emër ndër vite. Ka akoma piktorë të rinj që janë shumë të mirë.

Karakteristikë në familjen tonë, që nga babai, motra e madhe e imja piktore, unë, është vajza, është djali, e kemi trashëgimi.

Ka momente që nuk e ndjej veten mirë, futem në ngjyra dhe qetësohem. Është si momente relaksi”,shprehet ai.

Xhaferri është i njohur si pejsazhist dhe ka drejtuar kryesisht pejsazhet e Elbasanit dhe me gjërë, me një koncept të arrrirë artistikisht.

“Unë për vete kam jetu edhe në Greqi, edhe këtu. Thjesht piktori duhet të ngjalli emocion tek artëdashësit, tek njerëzit, duhet të prekësh ndjenjat e të tjerëve, të gjesh se çfarë kërkohët, se ka shumë piktorë që kanë rryma të tjera dhe bën atë që do ai, por jo të gjithë e kuptojnë. Ndaj duhet të jesh i lexueshmë dhe të arrish fazën që ngjallësh emocion tek tjetri.”

Xhaferri tregon se përmes pikturës ka mbajtur gjallë pasionin, trashëgiminë por edhe ka arritur të sigurojë të ardhura për veten dhe familjen./CNA.al


Share

Komente