April 18, 2021

Një kërkesë e fundit, Buffon dëshiron të rikthehet aty ku filloi gjithçka

Shpërndaje lajmin

Portieri legjendar i Juventusit, Gianlugi Buffon, e ka një dëshirë të fundit përpara se ta mbyllë karrierën e tij. Sipas raportimit të “Todo Fichajes”, veterani kërkon ta mbyllë aventurën e tij me futbollin tek Parma, aty ku filloi gjithçka në vitin 1995.

Për italianin është hera e dytë që po luan me bardhezinjtë, pas një sezoni të kaluar në Paris me PSG. Edhe pse 43-vjeçar ai numëron 10 ndeshje këtë sezon në të gjithë kompeticionet, ku e ka mbajtur plot gjashtë herë portën e paprekur.

 

Kontrata e Giggit me “Zonjën e Vjetër” përfundon në fundin e këtij sezoni, ku do të vendoset dhe e ardhmja e tij. Nuk dihet nëse Buffon do të qëndrojë edhe një vit në Torino apo do të rikthehet te Parma për të mbyllur karrierën e tij të lavdisshme. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *