Një nga burimet më të mira të ujit të pijshëm në Zvicër, në shitje
Kriza klimatike po shkakton beteja gjithnjë e më të mëdha për burimet ujore – madje edhe në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Një nga burimet më të mëdha të Zvicrës të ujit të pijshëm mund të gjendet në Turtmann, kantonin Valais. Pronari i burimit, një biznesmen privat, tani dëshiron ta shesë.
Sipas Bashkisë, ndër të interesuarit janë edhe investitorë nga Kina. Kinezët janë të prirur të shesin ujin nga Alpet zvicerane në mbarë botën.
Megjithatë, njerëzit në Turtmann janë të shqetësuar. Ata tashmë duhet të kursejnë ujin në verë. Po sikur investitorët kinezë të vendosin se çfarë do të ndodhë me ujin nga malet e tyre?
Kinezët duan të blejnë një burim të madh uji të pijshëm në Turtmann. Po ashtu edhe profesori i ETH flet për një marrëveshje të mundshme me vlerë milionëshe: https://www.blick.ch/schweiz/westschweiz/wallis/walliser-trinkwasserquelle-muehlackern-moeglicherweise-bald-in-chinesischen-haenden-eth-professor-spricht-von-potenziellem-millionen-deal-id18406893.html